Një rrëfim i endur në mëndafsh: Triptiku i Shallit Kungul

Ajo vjen si një kujtim që hapet ngadalë.
Si një përrallë e thënë me zë të ulët, mes lulesh dhe uji që lëviz.
Në sfond dëgjohet zhurma e Vjosës, si frymëmarrje e vazhdueshme, që lidh gjithçka.

Ky rrëfim është endur në mëndafsh.

Shalli Kungul është një hartë e gjallë e Shqipërisë, ku natyra, miti dhe kujtesa bashkëjetojnë. Një ilustrim që lexohet me sy dhe ndihet me trupin.

E ndajmë në tri ndalesa, sepse vetë shalli të merr përdore: nga majat, te livadhet, e deri te zemra e ujit.

I. Ndalesa a parë: Majat, Zana dhe lulëzimi që sfidon lartësinë

Rrëfimi nis lart, aty ku ajri është i hollë dhe drita prek tokën me kujdes.
Në këtë pjesë të shallit, peizazhi është i ashpër, por plot jetë.

Zana, e frymëzuar nga tregimet e Mitrush Kutelit, shfaqet mes luleve si një figurë mbrojtëse, një kujtesë se natyra ka pasur gjithmonë roje dhe shpirt.

Rreth saj rriten bimë që jetojnë vetëm këtu:

  • Lulebora shqiptare (Leontopodium nivale subsp. albanicum), e bardhë dhe e qetë, e mësuar me erëra të forta dhe dritë të ashpër.
  • Wulfenia baldaccii, me lulëzim vjollcë që del nga shkëmbi si një sekret i rrallë.
  • Centaurea kosaninii subsp. albanica, elegante dhe këmbëngulëse, një shenjë që bukuria nuk ka nevojë për tokë të butë.
  • Achillea alexandri-regis, e lehtë dhe e bardhë, si një re e vogël mbi shpat.
  • Edraianthus tenuifolius, me lule blu në formë këmbanash, pranë tokës.
  • Manushaqja e Dukagjinit (Viola dukadjinica), e heshtur, e thellë, si një mendim i ruajtur.

Nëpër këtë peizazh kalojnë dhitë e egra ballkanike, të shpejta dhe të lira, të përkryera për shkëmbin dhe lartësinë.
Lart, në qiell, shpendët formojnë një ritëm të largët, si një shenjë lëvizjeje dhe fillimi.

II. Ndalesa a dytë: Livadhet, aroma e tokës dhe forca e heshtur

Këtu peizazhi hapet e ngjyrat bëhen më të ndritshme. Hapësira merr frymë dhe zhurma e Vjosës ndihet si një prani e vazhdueshme përmes.

Mes livadhit janë:

  • Forsythia europaea, si shpërthim i verdhë i pastër, si shenjë drite.
  • Zambaku shqiptar (Lilium albanicum), i ndritshëm dhe i rrallë, që ngrihet si një dritë e qetë mbi bar.
  • Çaji i malit (Sideritis syriaca), me gjethe të buta – aroma që na kthen në fëmijëri, te përrallat e gjysheve, pranë zjarrit.
  • Karafili shqiptar (Dianthus albanicus), i kuq, i fortë, i bukur.
  • Carex markgrafii, pranë rrjedhës, një bimë e ujit që e mban tokën të lidhur, pa bërë zhurmë.

Mbi këtë tapet gjallërie, vijnë kafshët dhe shenjat e qiellit:

  • Flutura blu (Polyommatus orphicus), si një shkëndijë blu ku vetvetiu ndalon shikimin.
  • Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është hija e rrallë e pyjeve tona, i pakapshëm, krenar, dhe aq i rrezikuar sa çdo gjurmë e tij të kujton sa e brishtë është kjo bukuri që kemi trashëguar.
  • Shqiponja e artë (Aquila chrysaetos), qëndron buzë lumit si një rojë e heshtur. E mbështetur në tokë, ajo vëzhgon rrjedhën e Vjosës nga afër, me syrin e mprehtë të atij që njeh ritmin e natyrës. Ajo mishëron kujtesën, durimin dhe përgjegjësinë për të ruajtur atë që rrjedh lirshëm pranë saj.
  • Ariu i murrmë, i rëndë dhe i qetë, si prani e thellë e malit.

Kjo ndalesë është një pushim i bukur: ujë që rrjedh, livadh që lëkundet, dhe jetë që rri afër, me qetësi. Dhe Vjosa vazhdon, duke e çuar tregimin më poshtë.

III. Uji, lulëzimi dhe qetësia

Në pjesën e fundit, gjithçka bashkohet rreth ujit.

Rrjedha zgjerohet, qetësohet dhe përshkon livadhet e ulëta, ku lulekuqet, tulipanët shqiptarë dhe bimët shumëngjyrëshe krijojnë një tapet të gjallë.

Pranë ujit ecën breshka mesdhetare, e ngadaltë dhe e duruar. Kaprolli ndalet mes luleve, ndërsa zogu i vogël i livadheve qëndron në heshtje, si një vëzhgues i këtij momenti të qetë. Mbi sipërfaqen e ujit shfaqet pelikani kaçurrel, një figurë fisnike që simbolizon paqen dhe nevojën për ta ruajtur këtë ekosistem të brishtë.

Ky është fundi i rrëfimit, por edhe fillimi i një ndjesie që mbetet.

Një copëz natyrë që vishet

Shalli Kungul është një rrëfim i endur në mëndafsh, që mbart natyrën, historinë dhe bukurinë që nuk shuhet kurrë.

Duke e zgjedhur, ecni një hap të vogël me ne drejt zgjedhjeve më të shëndetshme, më të vetëdijshme dhe në harmoni me natyrën.

Nëse kjo histori ju flet, shalli Kungul ju pret në KungulApproved.com

Një copëz Shqipërie që vishet.
Një kujtim që nuk shuhet.

Share:

Ready to Scan?

Just point your camera at a product barcode, Kungul will do the rest. Fast, simple, and always free.

Let’s see what’s inside!